Pamje apokaliptike/ Riaktivizohen zjarret në pyllin e Pishporos, flakët jashtë kontrollit

Në pyllin me pisha të Pishporos janë riaktivizuar serish disa vatra zjarri të favorizuara nga era e fortë.

Pavarësisht përpjekjeve të forcave zjarrfikëse të ndihmuara nga efektivet e forcave të armatosura dhe punonjës të ADZM, flakët nuk po mund të neutralizohen.

Sipas prefektit të qarkut Lefter Shehaj, terreni është mjaft i vështirë për të ndërhyrë pasi zona e pyllëzuar është me densitet të lartë ndërsa flakët herë pas here dalin jashtë kontrollit.

Shehaj ka theksuar se prioritet mbetet neutralizimi i perimetrit të zjarrit për të mos iu afruar zonës së banuar teksa nuk pritet ndërhyrje nga ajri.