Tronditësë! 90 mijë të prekur nga zemra në Shqipëri, në 2022 humbën jetën 13 mijë persona

Në spitale ka një rritje të ndjeshme të pacientëve të shtruar me problemet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut. Në ditën botërore mjekët apeluan për kontrolle periodike duke bërë të ditur se aktualisht numërohen 90 mijë të sëmurë.

Në ditën botërore të zemrës, shumë kanë shfrytëzuar qendrën provizore të ngritur në Pedonalen e Tiranës për të bërë kontrolle.

Vitin e shkuar 13 mijë persona humbën jetën për shkak të sëmundjeve në zemër.

Pas pandemisë edhe numri i të prekurve është rritur ndjeshëm.

Sipas Tocit ka një shtim të lartë të numrit të të shtruarve ne qendra spitalore dhe atyre që i nënshtrohen operacioneve.

Mjeket rekomanduan aktivitetin fizik, ushqimin e shëndetshëm dhe kryerjen e kontrolleve dhe analizave në mënyrë periodike me qëllim parandalimin e këtyre sëmundjeve.