Zgjedhjet e 14 majit, Myzyraj: ODIHR ka evidentuar ndërhyrje partiake në proces si dhe probleme teknike

Gazetari Isa Myzyraj ishte i ftuar në studion e Ora News ku foli për zgjedhjet e 14 majit. Myzyraj tha se ODIHR ka evidentuar ndërhyrje partiake në zgjedhje si dhe probleme teknike gjate procesit.

Si proces ka qenë i qetë. Është shqetësim ndërhyrja e partive në proces. Probleme teknike, ODIHRI i ka evidentuar problemet me pajisjet eletronike. Votimi u vlerësua negativisht në 7% të qendrave të votimit, sipas vlerësimit të ODIHRIT.

Në zonat rurale 20% e qendrave të votimit kanë bërë votime në grup, votime familjare. Ka pasur ndërhyrje partiake në proces dhe probleme teknike. Ka pasur cënim dhe është cënuar fshehtësia e votave aty ku ka pasur votim elektronik", tha ndër të tjera Myzyraj.