Keni një inteligjencë mbi mesatare nëse i bëni shpesh këto gjëra...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2023, 14:39
Njerëzit me inteligjencë mbi mesatare, kanë disa karakteristika të përbashkëta.
Nuk ka të bëjë me notat e larta në shkollë, apo sukseset e mëdha profesionale.
Ja cilat janë këto shenja dalluese:
Njerëzit më të zgjuar janë kuriozë dhe të hapur ndaj përvojave të reja.
Kurioziteti intelektual që na shtyn të mësojmë për kulturat e reja, të thellojmë tema dhe të zbulojmë gjëra të largëta nga ne, është një tregues i mirë i inteligjencës.
Midis karakteristikave të tjera, ata kanë gjithashtu vetëkontroll të mirë.
Kjo nuk është një veçori e vogël, pasi ata që e kanë këtë cilësi nuk janë subjekt i kënaqësive të menjëhershme dhe dinë ta shtyjnë atë.
Këto njerëz janë më argëtues, kanë një sens të mirë humori, dhe mësojnë nga gabimet e tyre.
