PAMJET që nuk duhen humbur/ Super-hëna e fundit e plotë e vitit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2023, 13:37
Super-hëna e fundit e plotë e vitit 2023, e quajtur ndryshe si "hëna e korrjes", arriti kulmin të premten mbrëma.
Kjo hënë është e para pas ekuinoksit të vjeshtës, që shënon fundin e verës dhe fillimin e vjeshtës.
U quajt "Hëna e korrjes", sepse përkon me punën bujqësore, duke ndihmuar fermerët të mbledhin të korrat e tyre deri në orët e vona të natës përpara stinës së dimrit.
Ky fenomen ndodh kur Hëna është në pikën e saj më të afërt në orbitën e saj rreth Tokës.
Hëna tjetër e plotë do të jetë më 28 tetor 2023 dhe do të quhet "Hëna e plotë e korrjes".

