Kapela e Michael Jackson del në ankand, të ardhurat shkojnë për bamirësi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2023, 13:44
Kapela e këngëtarit Michael Jackson, të cilën mbreti i "hip hop-it" e mbajti në performancën e parë historike të kërcimit "Moonwalk" është hedhur në ankand me një ofertë të "kripur".
Ajo kapele e veshur në një nga momentet e paharrueshme të karrierës së tij, u hodh në ankand nga kompania "Lemon Auction", duke arritur një çmim mbresëlënës shitjeje prej rreth 77 mijë euro.
Performanca, në të cilën Michael Jackson prezantoi "Moonwalk" u zhvillua teksa ai këndoi këngën e tij "Billie Jean" në shfaqjen televizive "Motown 25: Yesterday, Today, Forever" në 1983.
Ankandi i kapeles është një ndikimit kulturor që kishte dhe vazhdon të ketë "mbreti i popit", muzika dhe stili i të cilit vazhdojnë të festohen dhe admirohen në mbarë botën.
