Delinda Disha i "zbulon" të gjitha: Nga marrëdhënia me bashkëshortin deri te depresioni!

Aktorja e humorit, Delinda Disha, është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në një intervistë, ku mesa duket i ka thënë të gjitha.

E pyetur se çfarë marrëdhëniesh ka me ish-kolegen e saj, Fiori Dardhën, ajo ka shprehur se ka vetëm marrëdhënie pune dhe aspak shoqërore.

Më pas u pyet rreth marrëdhënieve shoqërore që ka me kolegët e tjerë dhe përsëri u përgjigj se me asnjë personazh nuk është se ka komunikim më shumë se ç’duhet.

Ndërsa rreth familjes ka shprehur se me bashkëshortin nuk ka xhelozi të tepruar, ndërkohë ai nga ana tjetër mundohet ta fshehë, ndërsa për djemtë ka shprehur se ka kaluar depresionin "postpartum", me djalin e dytë, depresion i cili krijohet në momentin që lind.

Në lidhje me kujdesin e fëmijëve, ajo tha se i ndajnë punët 50 me 50 me bashkëshortin e saj, ndërkohë që me ndërrimin e bebelinave e ndihmon mamaja e saj.