Zbulohet shkaku i ndarjes së Joe Jonas dhe Sophie Turner

Çifti i njohur amerikan, Joe Jonas dhe Sophie Turner kanë pasur një martesë katër vjeçare nga e cila kanë dhe dy fëmijë.

Së fundmi, ato kanë deklaruar se janë duke u divorcuar, lajm i cili i gjeti tw papwrgatitur ndjekësit e tyre

Megjithatë, burime të brendshme thonë se çifti kishte pasur vazhdimisht probleme me njeri-tjetrin.

Në fillim të shtatorit 2023, këngëtari bëri kërkesë për divorc nga aktorja në Miami, Florida. Dyshja më pas e konfirmoi këtë përmes rrjeteve sociale, duke sqaruar se ishte një vendim i përbashkët.

Po këtë muaj, aktorja paditi ish-bashkëshortin e saj për të lejuar vajzat, të cilat kishin lindur në Shtetet e Bashkuara, të ktheheshin në Angli, pasi ish-çifti i kishte regjistruar atje.

Arsyeja e ndarjes po zbardhet vetëm tani, ku thuhet se Jonas e ka kapur Turnerin duke folur keq ndaj tij në kamerën jashtë derës së shtëpisë, gjë që mesa duket e ka çuar drejt ndarjes çiftin.

Ajo që Turner ka thënë në të vërtetë, nuk dihet për momentin, por mesa duket ishte e mjaftueshme që Jonas të paraqiste kërkesë për divorc pas katër vitesh martesë.