PAMJET/ "Agjenti 007" befason me modelin e ri të flokëve

Aktori amerikan, Daniel Craig, dukej tjetër njeri me pamjen e tij të re në eventin e Fondacionit "Clooney For Justice", të enjten në mbrëmje.

"James Bond" dhe gruaja e tij aktore, Rachel Weisz, dukeshin mjaft në formë teksa pozonin para kamerave, por flokët e tij, si ngjyra ashtu edhe modeli dukeshin shumë më ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim deri tani.

Të mbajtura për herë të dytë këtë vit, çmimet "Albie" organizohen nga George Clooney dhe gruaja e tij, Amal.

Eventi i këtij viti në "Bibliotekën Publike të New Yorkut" ishte i mbushur me yje, me listën e të ftuarve përfshirë: Matt Damon, Anne Hathaëay, Emily Blunt dhe John Krasinski.

Ikona e "007", tashmë 55 vjeç, dukej krenar për modelin e ri të flokëve dhe kostumin e tij shik ngjyrë blu. 

E shoqja 53 vjeçare, edhe ajo një aktore mjaft e vlerësuar, ishte po ashtu mjaft elegante me fustanin e zi me njolla argjendi.

Kujtojmë që Rachel dhe Daniel u takuan për herë të parë në vitin 1994 teksa interpretonin në një produksion të "Les Grandes Horizontales në Studion e Teatrit Kombëtar në Londër", ndërsa në 2010-ën ishin të dy protagonistë të filmit "Dream House". Qershorin e vitit 2011, ata u martuan në një ceremoni intime me vetëm katër të ftuar të pranishëm.

PAMJET/ "Agjenti 007" befason me modelin e ri të flokëve