INSTAT: Konsumi i popullatës rritje me 4%, turizmi nxitësi kryesor

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, u rrit me 4 % në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, e ndikuar kjo nga sezoni turistik, ku u shënuan shifra rekord të huajsh që vizituan vendin tonë.

Nxitja e konsumit u diktua dhe nga politikat e qeverisë, përmes rritjes së pagave.

Sipas INSTAT komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e dytë të vitit 2023, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022, shfaqen si më poshtë:

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 4.03 %.

Konsumi final i qeverisë u shfaq me një rritje prej 9.29 %.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 11.05 %.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 1.48 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 2.42 %.