Galaxy Z Flip5 dhe Galaxy Watch6: Shoqëruesi perfekt në krijimin e një rutine më të shëndetshme

Stili i përshpejtuar i jetesës dhe zhvillimi i shpejtë i teknologjisë kanë rezultuar në nevojën për të kthyer përgjigje shpejt, për të  reaguar menjëherë dhe për të zgjidhur probleme. E ndërkohë që jeta ecën me ritme të shpejta, ne gjithashtu përpiqemi të krijomë një rutinë më të shëndetshme dhe të kujdesemi për shëndetin tonë. Seria e re e orëve inteligjente: Galaxy Watch6 dhe Galaxy Watch6 Classic janë shoqëruesit perfekt. Kjo seri kombinon produktivitetin në nivelin e smartphone dhe teknologjinë e sofistikuar të shëndetit . Kështu ju mund të menaxhoni pa mundim jetën tuaj, fitnesin dhe mirëqenien, të gjitha nga kyçi juaj i dorës. 

Më poshtë do të listojmë disa nga aktivitetet më zbavitëse, por edhe mjaft efikase për sa i përket rezultateve pozitive që ato sjellin në shëndetin tuaj fizik por edhe atë mendor. Për këtë, Samsung u përshtatet nevojave të konsumatorëve, duke ofruar teknologji inovative nëpërmjet kombinimin ideal, si ai i pajisjeve Galaxy Z Flip5 dhe Galaxy Watch6 të cilat ju japin akses në përfitimet ekskluzive si Auto Switch apo App Continuity. Përmes këtyre risive, rutina juaj do të jetë më e lehtë pavarësisht nëse jeni duke punuar apo duke u argëtuar.

Monitiorimi i shëndetit

Një nga aktivitet fizike më të rekomanduar vitet e fundit është pilates. Ky aktivitet fizik ka dëshmuar se përmirëson ekuilibrin, zhvillon forcën e trupit dhe rrit fleksibilitetin. Përveç përfitimeve fizike,të  ushtrosh pilates, duket se është mjaft argëtues në të njëjtën kohë.

Me ndihmën e serisë së re Galaxy Watch6, ju mund të informoheni në kohë reale rreth informacione kryesore të trupit tuaj, teksa bëni aktivitet fizik, si vlerat kryesore fizike si masa muskulare, skeletore, shkalla e metabolizmit, përqindja e ujit dhe yndyrës së trupit, të cilat ofrojnë një pamje të plotë të shëndetit dhe gjendjes fizike që çdo përdorues kërkon.

Nëse ecja në natyrë apo vrapimi në parkun e qytetit është një nga aktivitetet tuaja të preferuara me seria e re Galaxy Watch6 ju nuk keni më të lehtë pë të monitoroni shëndetin tuaj, jo vetëm kur kryeni aktivitet fizik por 24 orë në ditë, në mënyrë që të arrini qëllimet tuaja më lehtë. Falë veçorisë së re ‘Personalized Heart Rate Zone’, e cila analizon aftësitë fizike individuale dhe ndihmon përdoruesit të vendosin qëllimet e tyre bazuar në aftësinë e tyre - nga djegia e yndyrës deri tek stërvitjet me intensitet të lartë. Këto pajisje inteligjente arrijnë ta analizojnë trupin tuaj brenda dhe jashtë, falë sensorëve premium BIA, duke ju ofruar përvoja premium.

Për më tepër, nësë duam të krijojmë një rutinë të shëndetshme, duhet të pranojmë se aktiviteti më i mirë është një rutinë gjumi e mirë. Seria Galaxy Watch6 ofron analiza të thella të faktorëve të rezultatit të gjumit (Sleep Score Factors ) si koha totale e gjumit, cikli i gjumit, koha e zgjimit, plus rikuperimi fizik dhe mendor – për të ndihmuar përdoruesit të kuptojnë cilësinë e gjumit çdo natë. Për më tepër, Galaxy Watch6 ofron Sleep Consistency që tregon se sa të qëndrueshme janë koha e gjumit dhe zgjimit të përdoruesit, dhe një ‘Sleep Animal Symbol’ që përfaqëson llojin e tyre të gjumit.

Balanconi ditën tuaj më së miri

Për të arritur balancën në një ditë të ngarkur, seria e re Galaxy Z Flip5 është smartphoni ideal për ju.Galaxy Z Flip5 sjell një dimension të ri të telefonave inteligjentë me një dizajn revolucionar të palosshëm, i cili është krijuar për t’u përshtatet lehtësisht në çdo xhep, duke  e mbajtur mjaft lehtë me vete edhenëse jeni duke vrapuar. Risia e Galaxy Z Flip5 është padyshim Flex Window i ri 3,4”nga ku mund tju përgjigjeni mesazheve, telefononi, kontrollo motin, paguani, etj; pa e shpalosur telefonin nëse jeni në punë apo gjatë aktiviteti tuaj fizik. Për më tepër, Flex Window i ri ofron më shumë opsione personalizimi, duke përfshirë orët informative dhe grafike që mund të përputhen me modelin e fushës orës Galaxy Watch6.

Këto pajisje janë kombimi fantastik për të shijuar edhe pasionet. Me ndihmën e Galaxy Watch6, mund ta kontrolloni më lehtë kamerën e Galaxy Z Flip5 në distancë, direkt nga kyçi i dorës, duke ju dhënë mundësinë të eksperimentoni me fotografitë e shkrepura nga kënde të ndryshme. Për të mësuar më shumë rreth ekosistemit të pajisjeve të preznatuara së fundmi nga Samsung, vizitoni linkun.