Pensionet e reja, nga 1 tetori do të përfitojnë 767 mijë qytetarë. Hado: Marrëveshje me Italinë dhe Greqinë për vitet e punës
ISSH e ka përfunduar skemën e rillogaritjes së pensioneve, të cilat prej 1 tetorit do të indeksohen me 8.6 për qind. Kreu o këtij institucioni Astrit Hado shprehet se janë rreth 767 mijë përfitues nga kjo skemë. Ndërkaq ai shton se shpejt do të firmoset dhe pakti për njohjen e viteve të punës me Italinë, duke shpjeguar dhe formulën e llogaritjes së përfitimit. Ndër të tjera Hado shton se bisedime po bëhen dhe me Greqinë.
Nga 1 tetori për do të nisë indeksimi 8.6% i pensioneve.
Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado bën dhe llogaritjen që mund të përfitojë një pension.
Indeksimi do të jetë edhe për pensionet sociale që merren nga personat që mbushin 70 vjeç dhe që nuk kanë të paktën 15 vite në punë.
Përveç rritjeve në pensione, Qeveria do të japë edhe bonuse në fundvitit.
Me italinë pritet nënshkrimi i marrëveshjes së njohjeve të viteve të punës për efekt pensioni. Hado shpjegon dhe se si do të zbatohet.
Bisedime janë duke u zhvilluar edhe me Greqinë. Ndërkaq tashmë njohja e viteve të punës u njoh me zvicrën, por më herët pakti është arritur edhe me një sërë shtetesh.

