Më shumë lekë në arkën e Shtetit/ Tatimet dhe akciza, burimet kryesore të buxhetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2023, 18:10
425 miliarde leke grumbulloi buxheti i shtetit gjate ketij 8 mujori te ketij viti. Sipas te dhenave te publikuara ne Ministrise e Financave shifrat tregojne se krahasuar me 8 muajt e vitit te kaluar, shteti ka arketuar 48.5 miliarde leke me teper.
Tatimet janë ato që kanë shënuar rritje të ndjeshme, duke arkëtuar rreth 226.6 miliarde leke, 35.3 miliarde leke më shumë se janar gusht e vitit të shkuar
Ndersa nga Tatimi mbi fitimin eshte bere i mundur arketimi i 40.9 miliard leke sërish në rritje.
Në dogana ka ndikuar më shumë e ardhura nga akciza me një shtesë prej 38.2 miliard leke. Por rënie ka tek TVSH në import dhe renta minerare.
Sa i përket shpenzimeve duket se qeveria është treguar më kursimtare me rreth 47,83 miliarde leke

