Nurellari: Vuçiç do të përsërisë skenarë si në Bosnje, Rama të mbajë dikë afër që e njeh Kosovën mos gabojë
Në një intervistë me Ora News, anëtari i kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari u shpreh se KFOR-i do të shtohet për të parandaluar dhe frenuar ngjarje të ngjashëm dhe ndonjë kryengritje të orkestruar nga Beogradi.
Ai theksoi se duke parë këtë lloj rreziku NATO e ka parë të nevojshëm duke shtuar trupat, pasi armatimi që ishte aty nuk mund të përballohej vetëm nga policia e 3 Kosovës,
Nurellari: Besoj se KFOR-i do të shtohet për të parandaluar dhe frenuar ngjarje të ngjashëm dhe ndonjë kryengritjhe të orkestruar nga Beogradi. Në Banjskë u pa se kishte një numër të madh armatimi, që dukej se ishte një gjë që ishte gati për një gjë të tillë. Po ashtu Vuçiçi tha se kjo ishte një përpjekje e serbëve lokalë kundër Prishtinës zyrtare dhe kjo të linte një shije të hidhur të skenarëve që ka përdorur Serbia në Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë.
Duke parë këtë lloj rreziku NATO e ka parë të nevojshëm duke shtuar trupat. Armatimi që ishte aty nuk mund të përballohej vetëm nga policia e 3 Kosovës, sepse ishte një armatim këmbësorie e një ushtrie. Marrëdhënia e Prishtinës dhe Tiranë është shumë e ftohtë dhe ka një lloj regresi ku kryeministrit nuk merren vesh. Rama duhet të njohë më mirë Kosovën dhe të ketë dikë afër që e njeh dhe e ndjek Kosovën hap pas hapi, dhe të mos bëjë deklarata të tilla për kthimin e KFOR-it.
