Mustafa: Radoiçiç një kriminel dhe kontrabandist, shqiptarët e Luginës së Preshevës të pambrojtur

Në një intervistë me Ora News, Ragmi Mustafa kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare nga Lugina e Preshevës u shpreh se të gjitha të dhënat e tregojnë se Radoiçiç është një kriminel që merret me kontrabandë mallrash.

Ai tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë dhe çdo lajm jo i mirë në Kosovë, padyshim i shqetëson ata,

Mustafa: Të gjitha të dhënat e tregojnë se Radoiçiç është një kriminel që merret me kontrabandë mallrash me vlerë akcizash të mëdha. Ai nuk ka paguar në këto 20 e ca vite as në Kosovë dhe as në Serbi. Ai pasur aty një oaz të madh dhe ka bërë një krim ekonomik.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të lidhur me Kosovën dhe Shqipërinë dhe çdo lajm jo i mirë në Kosovë, padyshim i shqetëson ata, pasi janë të pambrojtur. Në këtë aspekt padyshim shqiptarët për këto 20 e ca vite, pas luftës, shohim forca ushtarake policore mbase çdo ditë.