Avokati i Radojçiqit i “pamposhtur”, kishte dënuar në mungesë Clinton, Albright, Blair dhe të tjerë
Eksperti i Sigurisë, Agim Musliu ka shkruar se avokati i Radoiçiqit, Goran Petronijeviq, ishte gjyqtar në kohën e “kasapit të Ballkanit”, Slobodan Millosheviqit në Serbi, dhe kishte dënuar në mungesë presidentin e 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ish-sekretaren amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ish-kryeministrin britanik Tony Blair, ish-presidentin e Francës, Jacques Chiraque si dhe të gjithë udhëheqësit e NATO-s.
Musliu ka shkruar se ky avokat i regjimit të Millosheviqit, kishte dënuar në mungesë edhe qindra shqiptarë të Kosovës.
Avokati Goran Petronijeviq, sot ka lexuar letrën e terroristit Millan Radojiçiq, i cili e ka pranuar që ka marrë pjesë në sulmin e së dielës kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.