Greqi/ Sekuestrohen 585 kg kokainë, në pranga drejtuesi shqiptar, gruaja e tij e 2 nipërit
Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane, kanë goditur një grup kriminal të përbërë nga një familje shqiptare dhe kanë sekuestruar 585 kg 208 gram kokainë, të ndarë në 500 pako, raportojnë mediat e huaja.
Në pranga kanë rënë 5 persona, një 50-vjeçar shqiptar, së bashku me bashkëshorten dhe dy nipërit, dhe një një 35-vjeçar grek. 50-vjeçari shqiptar është drejtues i “biznesit”, me rol në importimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendet e Amerikës Latine dhe lëvizjen e tyre të mëtejshme në territorin grek, por edhe në vendet evropiane.
Sasia e madhe e drogës u gjet në dy automjete dhe në një shtëpi ku banonin tre anëtarët e grupit. Brenda dy mjeteve dhe në një banesë, u sekuestruan 500 pako me 585 kg 208 gram kokainë, 7440 euro, 7 celularë, detektor metalik dhe objekte të tjera.
