Pas dërgoi terroristët, Vuçiç: Fola Blinken për situatën në Kosovë, të ndërhyjë KFOR për depërshkallëzim

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha sot se ka pasur një bisedë telefonike të gjatë, jo të lehtë, me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken për situatën në Kosovë.

"Ka disa gjëra për të cilat ne u pajtuam dhe disa gjëra për të cilat nuk u pajtuam. Ne ramë dakord se nevojitet de-përshkallëzimi, se nevojitet një rol dukshëm më i madh i KFOR-it dhe Serbia gjithmonë do ta mbështesë atë, për të qenë edhe ekskluzive në veri të Republikës së Kosovës. I kam mohuar të pavërtetat për shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake të forcave tona, sepse këtë nuk e kam nënshkruar dhe nuk është e vërtetë dhe nuk kemi gjysmën forcave siç kishim dy ose tre muaj më parë”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Vuçiç tha se nuk është pajtuar për natyrën e asaj që ka ndodhur në Kosovë, veçanërisht për sovranitetin e Kosovës.

“Në pyetjen se nga i kemi marrë historitë, nuk dua ta them tani për shkak të familjeve të viktimave, por do të flasim qartë për këtë dhe nuk dua të fsheh asgjë dhe nuk më intereson çfarë mendon kushdo në botë për këtë, sepse ne kemi dëshmi se të paktën një, dhe ndoshta dy persona janë likuiduar me gjakftohtësi dhe se ata nuk janë likuiduar në betejë, por janë plagosur, ata ishin gjallë, ata u dorëzuan dhe më pas ata u likuiduan nga një distancë e shkurtër”, tha Vuçiç.

Presidenti Vuçiç tha se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili sot e ka njoftuar opinionin se ka dhënë dorëheqje nga ajo pozitë, do të duhet t'u përgjigjet organeve kompetente.

“Sepse jam i sigurt që organet kompetente shtetërore kanë arsye për t’i bërë pyetje dhe cili do të jetë vendimi i prokurorit, a do ta ndjekin penalisht, kjo është pyetje e prokurorit, jo për mua.”, tha presidenti.