Koçiu takim me drejtues të BB-së: Të çojmë përpara reformat e mbrojtjes sociale

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu priti në një takim Drejtoren Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Xiaoqing YU dhe Menaxherin e Bankës Botërore për Shqipërinë, Emanuel Salinas.

Gjatë takimit u bisedua për thellimim e bashkëpunimit dhe për të çuar përpara iniciativat dhe reformat e mbrojtjes sociale.

“Në fokus të diskutimit ishte forcimi i programeve të asistencës sociale; riintegrimi social për individët në moshë aktive pune, pjesë e skemë së ndihmës ekonomike; rritja e cilësisë së jetës për personat me aftësi të kufizuara dhe fuqizimi i sistemit të mbrojtjes sociale për përgatitjen ndaj emergjencave”, nënvizoi Koçiu në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Koçiu u shpreh se “së bashku jemi të angazhuar maksimalisht për përmirësimin e sistemit të ndihmës sociale”.