Kriminaliteti në vend, Muzhaqi: Hetimet duhen të bëhen në mënyrë konstante

Ergys Muzhaqi, ekspert kriminalistike në një intervistë për Ora News foli për kriminalitetin në vend dhe për operacionin e policisë.

"Janë vrasës profesionistë ato që janë të vështirë për tu kapur. Cdo prokurori do ishte krenare për një goditje ndaj krimit. I kemi efektivët mjaft profesionalë. Pse nuk i kemi të shtrirë në mënyrë konstante këto hetime.

Tek ne jeta njerëzore vlen shumë pak. Duhet konfiskim i pasurive të organizatave kriminale. Shteti të mos presë të ndodhë dicka dhe më pas të reagojë", tha ndër të tjera Muzhaqi.