OSHEE njofton shkëputjen e energjisë elektrike në disa zona të Tiranës, ja oraret dhe arsyeja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Shtator 2023, 09:19
OSHEE ka njoftuar shkëputjen e energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike informon banorët e kryeqytetit se shkëputja e energjisë vjen pasi si pasojë e investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, do të kryhen punime në një nga fiderat e NST Mëzez dhe NST Valias.
Njoftim për abonentët e Tiranës:
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 28 shtator do të kryhen punime në një nga fiderat e NST Mëzez dhe NST Valias. Pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë;
Pjesërisht: Zona Fushë Mëzez, ish-rruga “Ura”, zona pranë Bregut të Lumit, Laknas
Pjesërisht: Bërxullë, Domje, Bathore, Breg Lumi, Qerekë,Tapizë, Laknas, Valias, Frutikultura Kamez, Çekrezë dhe Kasallë
