Taksimi i VIP-ave në Tik Tok, eksperti i teknologjisë tregon mënyrën si do veprohet
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 27 Shtator 2023, 10:08
Said Dulevic, eskpert IT në një intervistë për Ora News foli për taksimin që do i bëhet personazheve të njohura në Tik Tok. Dulevic tha se personazhet në Tik Tok mund të detyrohen të hapin nipt.
"Në Shqipëri fitohet nga "giftet". Personazhi për të tërhequr paratë nga Tik Toku përdoret "PayPal" dhe "PayPal" është i lidhur direkt me bankën. Në Shqipëri akoma janë metoda tradicionale, për një reklamë paguhet në dorë.
Do detyrohen personazhet në Tik Tok të hapin nipt. Pastaj do jepet faturë dhe do tatohet 15% nga reklamat. Taksat do paguhen medoemos, nuk ka mundësi shmangjeje", tha ndër të tjera Dulevic.
