Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, shoqërohen në komisariatin e Lezhës anëtarë të fisit Reçi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2023, 09:21
Atentati i një dite më parë në Rrëshen, ku viktimë mbeti Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë vijon të mbetet pa autor.
Janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës persona nga fisi Reçi, mes tyre është shoqëruar edhe Saimir Reçi i cili pati dhe konfliktin në mars të këtij viti po ashtu dhe i ati i Saimir Reçit.
