Pse po braktiset Shkenca? Mehmeti: Reformat në sistemin arsimor vetëm ëndrra. Shumë degë drejt mbylljes

Eksperti i Arsimit Ndriçim Mehmeti i ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News me moderatoren dhe gazetaren Sonila Musaj foli për regjistrimin e ulët të nxënësve në degët si Matematika, Kimia apo Fizika.

Gjatë fjalës së tij eksperti u shpreh se: “Këtu po mbyllen degët me kohë, janë mbyllur degët Histori-Gjeografi. Këtu nuk ka mësues që ke detyrim kushtetues që do të thotë mësuesit e arsimit fillor dhe 9-vjeçar që e ke detyrim kushtetues.

Çfarë duhet bërë? Është vonë, sepse ne nuk kemi një diskutim kombëtar për arsimin diskutimi nuk bëhet duke ndërruar ministra çdo dy vite të cilët nuk kanë asnjë ecuri”.