Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e SPAK për Etleda Çiften

Prokuroria e Posaçme kundërshtoi vendimin e Gjykatës së Posaçme që e shpalli fajtore anëtaren e KPK-së.

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të kualifikimit Etleda Çiftja u shpall e pafajshme nga gjykata.

Me një vendim prej 103 faqe, gjyqtari i posaçëm, GJKKO rrëzoi akuzat e prokurorisë  që pretendonte se Çiftja kishte kryer deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë.

Edhe pse gjykata konstatoi se kontratat për blerjen e  një sipërfaqe toke arë janë fiktive, kjo nuk përben vepër penale.  Për anëtaren e KPK , SPAK kërkoi dënimin me 1 vit burg dhe konvertimin në 2 vite shërbim prove për Çiften.

Sipas prokurorisë, Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sipërfaqe 1450 m2 dhe me sipërfaqe 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredisë.

Çiftja u kallëzua në SPAK nga ish-gjyqtarë dhe prokurorë që më herët janë larguar nga radhët e drejtësisë pasi janë shkarkuar nga komisioni I pavarur i kualifikimit.