Ç’po ndodh me Shkencat e Natyrës? Muça: Tkurrja në degët ekzakte, efekt i problemeve në sistemin arsimor

Erion Muça, ekspert punësimi i ftuar në emisionin “Epiqendër” në “Ora News” me moderatoren dhe gazetaren Sonila Musaj foli për tkurrjen e kuotave në degët ekzakte.

Ai u shpreh se kjo është pasojë e gjithë mospërputhshmërisë mes kërkesës dhe ofertës për punë në Shqipëri

“Dhe kjo burimin e ka nga sistemi arsimor nga profilet dhe mentaliteti, i cili normalisht është efekt i problematikave në sistemin tonë arsimor i mungesës që në kohë të hershme të studimeve dhe sinkronizimit të profileve të studimit të arsimit të kanalizimit të prirjeve dhe talentit tek të rinjtë drejt nevojave që do të kishte tregu i punës për profesionistët në fusha të caktuara.

Dhe edukimi dhe ushqimi i idesë të faktit që nëse je profesionist në një fushë të caktuar mund të jesh dhe i suksesshëm”, u shpreh Erion Muça.

Ç’po ndodh me Shkencat e Natyrës? Muça: Tkurrja në