"Tollumbacet" trendi i drogimit, kimisti Ademi tregon pasojat e rrezikshme të tyre

Kimisti, Egzon Ademi në një intervistë për Ora News foli për"tollumbacet" me oksid azoti që po kthehet në një problem për të rinjtë. Ademi tregoi edhe pasojat e rrezikshme që këto tollumbace shkaktojnë sidomos tek të rinjtë.

"Tollumbacja përdoret si mjet për ta shpërndarë oksidin. Oksidi i Azotit është një substancë industriale. Nuk është ende në grupin e substancave narkotike. Përdorimi i kësaj substancë shkakton shumë probleme sidomos për të rinjtë.

Edhe kimisti nuk lejohet të punojë vetëm me këtë substancë. Pasoja janë lodhje akute, probleme me zemrën, shkakton aritmi. Shkakton probleme në mushkëri", tha ndër të tjera Ademi.