Hamataj: Droga tullumbace nuk lë gjurmë në organizëm, ligji nuk e ndalon, duhet rregulluar

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Ermal Hamataj avokat tha se droga tullumbace nuk futet te drograt e ndaluara, duhet një shtojcë në ligj.     

Hamataj: I vetmi ngushëllim që ka ngelur për prindërit tanë është të marrin malet nëpër male. Këtë nuk e zgjidhim dot me sheshe, sepse kanë ikur sheshet dhe lulishtet. Askush nuk do të shohë policë në shkolla dhe në rrugë.

Ajo nuk futet te drograt e ndaluara, duhet një shtojcë në ligj. Ajo ka efekt hulicinante dhe të shkakton efekte të caktuara, por mund të ketë edhe substanca të tjera. Ama ajo nuk lë ekstrakte në organizëm dhe në këtë pikë ligji thotë se nuk është e ndaluar, prandaj duhet rregulluar ligji.