U shkarkua nga detyra pasi nuk justifikoi pasurinë, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren Rezarta Balliu
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka lënë në fuqi vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Rezarta Balliu.
Balliu u shkarkua nga detyra për shkak se nuk kishte burime të mjaftueshme financiare për të justifikuar pasuritë e saj dhe për deklarim të rremë.
Sipas KPA, vendimi është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 62/2021, datë 01.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rezarta Balliu kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 418, datë 09.07.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
U shpall sot, në Tiranë, më datë 25.09.2023.
Njoftimi i shkarkimit nga detyra:
Trupi gjykues, në përfundim të hetimit të kryer në zbatim të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr. 84/2016,
duke u bazuar në vlerësimin tërësor të çështjes, mbështetur në provat e administruara nga
Komisioni, për vlerësimin e kriterit të pasurisë në shpjegimet e subjektit të rivlerësimit në seancat
dëgjimore publike, si dhe pasi mori në shqyrtim të gjitha pretendimet dhe provat e parashtruara nga
subjekti i rivlerësimit, ka konstatuar se znj. Rezarta Balliu:
D të Aneksit të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 84/2016.
iii. Ka mungesë të burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë dhe kryerjen e
shpenzimeve në përputhje me germën “b”, të pikës 5, të nenit 33, të ligjit nr. 84/2016.
Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, bazuar në pikën 5, të nenit 55, të ligjit nr.
84/2016, pasi u mblodh në dhomë këshillimi, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar dhe në
bazë të germës “c”, të pikës 1, të nenit 58 dhe të pikës 3, të nenit 61, të ligjit nr. 84/2016, “Për
rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,
vëzhguesve ndërkombëtarë dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit në përputhje me
pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016.
dhe/ose Komisioneri Publik, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit.
Ky vendim u shpall në Tiranë, në datën 9.7.2021.
