Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplaset me pemën, shoferi bllokohet në automjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2023, 16:59
Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë pranë vendit të njohur si “Rrapi” në Ujë të Ftohtë.
Drejtuesi i mjetit tip Mercedes ka dalë nga rruga dhe është përplasur me pemët e lungomares.
Fatmirësisht nuk ka viktima , vetëm dëmtime fizike te shoferi i automjetit ku është dashur ndërhyrja e zjarrëfikësve për ta nxjerrë nga makina.
