Lëndë e re në shkollën e Magjistraturës, sfidë e re për Magjistratët
Një lëndë e re do të shtohet në Shkollën e Magjistraturës, që fokusohet tërësisht në lëgjislacionin mjedisor dhe mekanizmat detyrues për zbatimin në mbrojtjen e mjedisit.
Programi u nxit nga rekomandimet e OSBE pas hetimit për ndëshkimin e kundravajtjeve mjedisore, teksa shefi i prezencës se organizatës në Shqipëri, Bruce Berton theksoi mbështetjen në nisma të tilla.
"OSBE eshre krenare qe rri krah shqiperise ndersa ajo merr hapa per drejtesine e se ardhmes si kjo tani qe eshte fillimj jo fundi"
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi e konsideron kurrikulën më të rëndësishme të vitit.
"Kurrikul aq e rendesishme sa dhe viti te quhet viti i mbrojtjes se mjedisit", tha Rakipi
Ekspertë shqiptarë dhe ndërkombëtarë kanë punuar rreth 1 vit për hartimin e lëndës që nis mësimin javën që vjen. Ata shpjeguan se kanë vërejtur mangësi në formimin e magjistratëve në lidhje me çëshjtet mjedisore.
Paralel me magjistratët e rinj, do të zhvillohen trajnime dhe për ata që aktulisht janë në detyrë.
