Tafani: E vështirë ta lidhësh çështjen McGonigal me Ramën, mund të hapet një hetim

I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Endri Tafani analist u shpreh se ka një vepër penale që është ndikimi i paligjshëm dhe mund të hapet një hetim për personat e tjerë dhe mund të shkohet deri tek Rama në rastin konkret.   

Tafani: Ka një vepër penale që është ndikimi i paligjshëm dhe mund të hapet një hetim për personat e tjerë dhe mund të shkohet deri tek Rama në rastin konkret.

Ajo që dua të them është se për ata që kanë pak njohuri juridike, është shumë e vështirë që të lidhet ngjarja. Ky është një rast shpërdorim detyre dhe korrupsioni sesa spiunazhi. Pranimi i fajit të tij për pagesat është edhe një formë e shkurtuar gjykimi.