Bushkolaj: Në SHBA McGonigal e pranoi fajin, në shqipëri akoma nuk kemi hetime e dënime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2023, 22:18
I ftuar në “Drejt” nga Luan Rama në Ora News, Elkier Bushkolaj gazetar tha se fjala a Ramës ishte kryefjalë në të gjithë mediet tona, ndërkohë që lajmi i McGonigal nuk u pasqyrua në të njëjtën mënyrë.
Bushkolaj: Fjala a Ramës ishte kryefjalë në të gjithë mediet tona, ndërkohë që lajmi i McGonigal nuk u pasqyrua në të njëjtën mënyrë. Kjo tregon shumë. Rasti McGonigal nuk duhet parë i shkëputur nga zhvillimet shqiptare.
Serbia në SHBA ka lobuar për të shpallur non grata shqiptarët, ndërsa ne shqiptarët njëri-tjetrit. Në SHBA kemi fajtor për çështjen, ndërsa në vendin tonë nuk kemi një gjë të tillë.
