Sefa: PD ka të drejtë të zgjedhë kreun e grupit parlamentar, Bardhi në kundërshtim me statutin

Në një intervistë në Ora News, përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa tha se grupet parlamentare ndahen sipas orientimin politik dhe drejtimin e tij lidhet ngushtë me përfaqësinë politike.

Ai shtoi se PD ka të gjithë të drejtën që të zgjedhë kreun e grupit të saj dhe nuk munden individë ose deputetë që ta orientojnë një gjë të tillë.

Sefa: PD ka të gjithë të drejtën e botës në favorin e saj. Grupet parlamentare ndahen sipas orientimin politik dhe drejtimin e tij lidhet ngushtë me përfaqësinë politike të partisë dhe ndjek vendimmarrjet e partisë. Nuk mund të kemi një grup të veçuar të PD-së dhe besoj se Kuvendi do ta bëjë këtë, edhe pse po e zgjat një gjë të tillë në mënyrë anti ligjore.

Ky është një konflikt i krijuar nga vetë mazhoranca duke mos dhënë përgjigje në një kohë të arsyeshme. PD ka të gjithë të drejtën që të zgjedhë kreun e grupit të saj dhe nuk munden individë ose deputetë që ta orientojnë një gjë të tillë. Bardhi është hapur në kundërshtim të hapur me rregulloren që ai i referohet.