Kush fiton në Kukës pas “Gjicit”? Gazetarja Hysa: Kemi një precedent, Shukriun në Dibër, që nuk dha ndonjë ndikim në zgjedhje

Gazetarja Dafina Hysa e ftuar në emisionin “Drejt” për gazetarin Luan Rama në “Ora News”, në replikë me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata, u shpreh se në zgjedhjet e parakohshme në Kukës skandali i ish-kryebashkiakut Safet Gjici ashtu si në skandalin e Dibrës nuk do të ndikojë aspak në rezultat.

“Kemi një precedent Shukriun në Dibër që nuk dha ndonjë ndikim në zgjedhje.

Unë mendoj se përçarja e opozitës është problemi kryesor që e penalizon zotin Vata, edhe pse tha më herët se në krye të PD-së në Kukës është z. Rexhmati i cili ishte herën e shkuar kandidat në zgjedhje dhe ndoshta ndarja e votave atje bëri që të fitonte kandidati i PS-së, ish-kryebashkiaku Gjici.

Por në fakt ka diskutime mes demokartëve që nën efektin e një procesi primaresh me 4 kandidatë të tjerë në garë, nuk arritët të merrnit 50 për qid të votave dhe shumë demokratë në Kukës kërkuan që të kishte një raund të dytë votimesh, por ajo që nuk është e qartë është fakti se ata 4 kandidatë a janë në fushatë tani me z. Vata”, u shpreh ndër të tjera, gazetarja Dafina Hysa.