Kukësi gati për votime/ Ushtria dorëzon në KZAZ materialet zgjedhore. Doçi: Të shtunën do të jenë në të gjitha qendrat
Materialet për zgjedhjet e 24 shtatorit janë dorëzuar në KZAZ për të vijuar me procesin e votimit të kryetarit të ri. Kryetari I komisionit shprehet se të shtunën gjithccka do të jetë gati në qendrat ku janë ftuar të marrin pjesë 46 mijë persona
Në Kukës gjithçka është gati për zgjedhjet për kryetar të bashkisë.
Materialet e transportuara përmes mjeteve të ushtrisë u vendosë në palestrën e shkollës 9 vjeçare “Lidhja e Prizrenit”, ku janë marrë nga dorëzim nga komisioni zonal.
Kryetari i KZAZ Sahit Doçi për mediat shprehet se të shtunën do të transportohen sipas procedurave në të 74 qendrat e votimit.
Në listë janë 45 mijë 946 qytetarë me të drejtë vote për procesin që do të mbahet në 24 shtator.
Në fletë do të jenë vetëm dy emra ku I pari është kandidati i PS-së, Albert Halilaj, dhe në numrin dy është Emri Vata i koalicionit “Bashkë fitojmë”.
Rivotimi për kryetar të bashkisë në Kukës vjen pas dorëheqjes së Safet Gjicit, i cili u shfaq në një video duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçin.

