Vrasja e 33-vjeçarit dje në Shkodër, arrestohet njëri prej 5 personave të përfshirëve në konflikt
Policia ka vënë në pranga njërin prej pesë të shpallurve në kërkim për vrasjen e të riut në Shkodër, mbrëmjen e djeshme në fshatin Hot i Ri.
Autoritetet thonë se kanë vënën në pranga 22-vjeçari Paulo Mhilli, i cili ka qenë i përfshirë në konfliktin, që i mori jetën Valter Fierzës. Aktualisht vijojnë kërkimet për kapjen e katër të tjerëve, mes të cilëve dhe autori kryesor i krimit.
DINAMIKA E NGJARJES
Një konflikt për parkimin e një makine dyshohet se ishte shkaku i vrasjes mbrëmjen e të enjtes në Hot të Ri të shkodrës të 33 vjeccarit, Valter Fierza, që shihni në këtë foto
24-vjeçari Klodian Mhilli është identifikuar dhe shpallur në kërkim nga Policia si autor i dyshuar i ekzekutimit me kallashnikov të fqinjit në mjetin e tij.
Aleksander Mhilli, Paulo Mhilli, Luçiano Mhilli dhe Enton Dushaj, shokë dhe të afërm të autorit u shpallwn në kërkim sit ë përfshirë në krim.
Dëshmitë dhe provat sugjerojnë se 5 të rinjtë e fisit Mhilli ishte përfshirë më herët në një konflikt me vëllanë e 33 vjecarit, shtetasin Kolë Fierza për parkimin e një mjeti
Pas këtij debati autori 24 vjeçar është larguar, ndërsa Valter Fierza është afruar drejt lokalit të fshatit.
Klodian Mhilli ka sulmuar me breshëri kallashnikovi mjetin duke lënë të vdekur në vend 33 vjecarin Fierza
Pas krimit 24 vjeçari bashkë me katër të rinjtë e tjerë të cilët ishin të pranishëm në momentin e vrasjes u larguan nga vendngjarja.
Nga dëshmitë e marra deri më tani rezulton se mes dy të rinjve banues në të njejtin fshat nuk kishte konflikte të mëparshme.
Në vendin ku ndodhi vrasja policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë që dyshohet se i përket Klodian Mëhillit si dhe 3 gëzhonja.
Prej mbrëmjes së të enjtes në fshatin Hot i Ri por edhe në zonat përreth vijon puna për kapjen e autorit dhe 4 personave të tjerë të shpallur në kërkim.
Policia e Shkodrës thotë se nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rolit të gjithësecilit në ngjarjen kriminale.



