FOTO - Detaje të reja nga vrasja në Shkodër/ Ende në kërkim, identifikohet autori, ishte fqinj me 33-vjeçarin, shkak u bë një ...
Kur kanë kaluar afro 10 orë nga ngjarja e rëndë që tronditi mbrëmjen e së enjtes Shkodrën, mësohen detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçarit Valter Fierza, i cili mësohet se u qëllua për vdekje nga një fqinj i tij.
Ngjarja ndodhi në fshatin Hot i Ri të njësisë Rrethina rreth orës 22:0 të së enjtes.
Viktima u qëllua me automatik kallashnikov nga një person tashmë i identifikuar nga policia vendore e Shkodrës dhe i shpallur në kërkim.
I gjithë konflikti mësohet se nisi mes vëllait të viktimës Kolë Fierza dhe autorit të dyshuar të vrasjes, të cilët mësohet se kanë debatuar me njëri-tjetrin për një parkimin e një automjeti në arë.
Fillimisht debati ka nisur në një lokal afër banesave lidhur me parkimin duke pretenduar se është bllokuar rruga.
Rreth një orë pas këtij debati, konflikti ka vijuar mes viktimës Valter Fierza dhe autorit të dyshuar.

Pas debatit, autori, që është edhe komshi me 33-vjeçarin ka marrë armë automatik kallashnikov dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.
Menjëherë pas të shtënave disa herë kanë dalë familjarët e viktimës të cilët e kanë gjetur të vdekur në mes të rrugës, afër makinës së tij.
Pas vrasjes autori i dyshuar është larguar në drejtim të paditur. Forca të shumta policie mbërritën në vendin e vrasjes bashkë me drejtorin e policisë vendore të Shkodrës Ervin Hodaj.
Pas informacioneve të siguruara nga vëllai i viktimës Kolë Fierza dhe banorëve të tjerë është arritur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohet autori, i cili u shpall në kërkim.
Nga ana tjetër Shtetasi Valter Fierza që mbeti i vrarë mësohet se bënte një jetë të qetë dhe nuk njihej si person problematik në atë lagje.

Njoftimi i policisë Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Kodheli: Nuk është e thjeshtë të menaxhosh një mbledhje të tillë
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



