Aksident në Sarandë, 65-vjeçari përplas me automjet këmbësoren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2023, 19:37
Një 65-vjeçar me inicialet Sh. I., duke drejtuar automjetin tip “Toyota“, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L. M., 71 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:50.
Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
