Haxhi: Moshat 14-18 vjeç më të ekspozuara nga drogërat

I ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderators Sonila Musai ishte i ftuar Mjeku Toksikolog Alban Haxhi. Gjatë fjalës së tij mjeku u shpreh se:

Alban Haxhi: Grupi më vulnerabël janë moshat 14-18 vjeç që janë moshat më të ekspozuara.

Gazetarja: Për statistikë, femrat apo meshkujt?

Haxhi: Janë njësoj aty-aty, dikur kanë qenë meshkujt tani i kemi në barazi gjinore nuk mund ti specifikojmë dot por kjo është mosha që ekspozohet më shumë për shkak të kuriozitetit për shkak edhe të mos informimit për shkak edhe të mosedukimit.