VIDEO/ Ja pamjet e momentit të arrestimit të Klered Bozhanit që plagosi dje efektivin e “Shqiponjave”

Ora News sjell pamjet e arrestimit të 42-vjeçarit, Klered Bozhanit, i cili plagosi dje me armë zjarri efektivin e policisë Edlir Alleshi në Tiranë.

Për arrestimin e Bozhanit janë angazhuar 600 efektivë policie, ndërsa autori u kap befasisht pranë banesë së tij, pa bërë rezistencë.

Arrestim i është bërë në afërsi të banesës së tij në rrugën “Hysen Dura”. Policia ka sekuestruar dhe një armë zjarri që ai kishte me vete. Për arrestimin e tij janë angazhuar 600 policë në terren.

Efektivi i plagosur dje kreu një operacion dhe tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI

Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:

Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.