Softa: Duhet të rehabilitohen personat me varësi nga droga

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderators dhe gazetares Sonila Musai ngrit shqetësimin e rehabilitimit të personave që kanë varësi nga drogërat. Gjatë fjalës së tij Softa u shpreh:

Softa: Problem madhor unë mendoj rehabilitimin. A mund ta rehabilitojë një person familjar hallexhij me një ekonomi të dobët ku fëmija e ka marrë rrugën e keqe le ta themi në gjuhën shqipe dhe sot drogohet, është bërë vartës i drograve.

Njerëzit që kanë para harxhojnë goxha për ti çuar jashtë për ti rehabilituar po një i varfër një hallexhi si do ta rehabilitojë?!