Shqipëria "në krye" të OKB-së, Sina: Ka rritur krenarinë e vendit, kemi plotësuar standartet për mbledhje të niveleve të tilla

Gazetar Beqir Sina përmes një lidhje "Skype" nga Ney York foli për Ora News për drejtimin e Shqipërisë së mbledhjes në OKB. Sina theksoi se përfaqësimi i Shqipërisë në këshillin e Sigurimit, ka rritur krenarinë e vendit.

"Përfaqësimi i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, ka rritur krenarinë e vendit. Shqipëria i ka plotësuar standartet për të drejtuar mbledhje të niveleve të tilla.

Pretendimi i ambasadorit rus ishte se u shkelën rregullat. Rama dhe Shqipëria ishin në të drejtën e tyre", tha ndër të tjera Sina.