Polonia do të furnizojë Ukrainën me armë në përputhje me angazhimet aktuale
Qeveria polake tha sot se ka planifikuar të dërgojë armë në Ukrainë në përputhje me angazhimet e saj aktuale, pas konfuzionit fillestar në lidhje me deklaratën e bërë nga kryeministri, Mateusz Morawiecki.
Polonia ka qenë një nga aleatët më të vendosur të Ukrainës në luftë, por disa spekulime u ngritën rreth deklaratës së kryeministrit polak, Morawiecki lidhur me kufizimin e armëve në Kiev, mes një mosmarrëveshjeje mbi një vendim të qeverisë polake për të ndaluar importin e grurit ukrainas.
Morawiecki u pyet nëse Varshava do të vazhdonte të mbështeste Ukrainën me armë dhe ndihma humanitare, pavarësisht mosmarrëveshjes së grurit gjatë një interviste me transmetuesin “Polsat News” dje në mbrëmje.
“Ne tashmë nuk po furnizojmë më armë Ukrainën, por po pajisim vendin me armët më moderne”, tha ai.
Gjatë intervistës, Morawiecki tha gjithashtu se Polonia kishte rritur jashtëzakonisht shumë porositë e saj për armë, duke thënë se forcat e saj të armatosura duhet të modernizohen për t’i dhënë Polonisë një nga ushtritë tokësore më të forta në Evropë.
Deklarata e tij nxiti spekulime jashtë vendit se Polonia mund të ndalojë furnizimet për Kievin.
“Në lidhje me pyetjet mbi dërgesat e armëve, dua t’ju informoj se Polonia ekzekuton vetëm dërgesat e municioneve dhe armatimeve të miratuara më parë. Përfshirë ato që rezultojnë nga kontratat e nënshkruara me Ukrainën”, tha një zëdhënës i qeverisë polake.
“Kjo përfshin kontratën më të madhe të huaj të lidhur nga industria polake e armëve pas vitit 1989, dërgimi i obusit të armëve “Krab”, tha zëdhënësi i qeverisë, Piotr Müller.
