Deri 10 vjet burg për shaminë, Irani forcon ligjin për shkeljen e kodit të veshjes nga gratë
Parlamenti i Iranit miratoi një tjetër projektligj që parasheh që parashikon dënim me gjobë ose me burg për vajzat e gratë që e shkelin kodin e veshjes.
Sipas ligjit iranian, i cili është i bazuar në interpretimin e Islamit nga shiitët, gratë dhe vajzat që janë në moshë të pubertetit, duhet ta mbulojnë kokën me të vishen me një fustan që ua fsheh formën e trupit.
Ato që vishen “në mënyrë jo të duhur” sipas ligjit mund të përballen me deri në 10 vite burg
Dokumenti duhet të miratohet nga Këshilli i Gardës për t’u kthyer në ligj.
Aktualisht, ato që nuk e zbatojnë rregullin, mund të ndëshkohen me 10 ditë deri në dy muaj burgim, ose me gjobë prej 10 dollarëve amerikanë.
Nëse miratohet ligji i ri, gjoba rritet deri në 7.302 dollarë amerikanë.
LIgji për veshjen e grave në iran një vit pas protestave pas vdekjes së Mahsa Aminit, të resë që ndërroi jetë teksa ishte e ndaluar nga e ashtuquatura Policia e “Moralit” ne dyshimin se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
Ngjarja shkaktoi një valë protestash në të gjithë vendin
Gratë dogjën shamitë e kokës dhe kanë protestuar kundër klerikëve në pushtet.
Gjatë tubimeve është raportuar se mijëra persona janë vrarë nga forcat e sigurisë në përpjekje për të shtypur protestat me dhunë. Që prej asaj kohe, një numër në rritje i grave dhe vajzave nuk janë duke e mbuluar kokën në publik, pavarësisht kthimit të Policisë së “moralit” nëpër rrugë, si dhe instalimit të kamerave të vëzhgimit.
