Lufta për rajonin Nagorno-Karabakh/ Raportime për të shtëna, pavarësisht armëpushimit

Mbetet e tensionuar situata në rajonin të Nagorno-Karabakut pas operacionit të ushtrisë së Azerbajxhanit për të rivendosur kontrollin në territorin e shkëputur me popullsi armene. Pavarësisht se palët ranë dakord për një armëpushim, pati raportime për luftime.

Forcat armene në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut kanë akuzuar ushtrinë e Azerbajxhanit për thyerjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia.

Të shtëna me armë zjarri mund të dëgjoheshin në pamjet e mediave sociale nga kryeqyteti i territorit.

Azerbajxhani i hodhi poshtë raportet si "plotësisht të rreme".

Ministri i Mbrojtjes mohoi me shpejtësi rifillimin e luftimeve: "Ne e mohojmë fuqishëm këtë informacion të shpërndarë," tha ai.

Presidenti i Azerbajxhanit ka deklaruar se sovraniteti i vendit të tij është rivendosur mbi Nagorno-Karabakh pas një ofensive ushtarake 24 orëshe kundër forcave etnike armene.

Ilham Aliyev vlerësoi heroizmin e ushtrisë së Azerbajxhanit disa orë pasi forcat e Karabakut ranë dakord të dorëzoheshin.

Rreth 120 mijë armenë etnikë jetojnë në jug të Kaukazit, i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.

Ushtria nisi një operacion anti-terror të martën, duke kërkuar që forcat e Karabakut të ngrenë një flamur të bardhë dhe të shpërndajnë regjimin e tyre të paligjshëm.

Pa mjetet e mbështetjes nga Armenia fqinje dhe pas një bllokade efektive nëntë-mujore, armenët etnikë u dorëzuan.

Zyrtarët raportuan se të paktën 32 persona u vranë, duke përfshirë shtatë civilë dhe 200 të tjerë u plagosën.

Sipas kushteve të armëpushimit, të përshkruara nga Azerbajxhani dhe Rusia, e cila ka paqeruajtës në terren, forcat lokale të Karabakut duhet të çarmatosen plotësisht.

Ekziston gjithashtu një angazhim për tërheqjen e forcave armene, edhe pse qeveria e saj mohon të ketë ndonjë prani ushtarake atje.

Këtë të enjtje filluan dhe bisedimet midis zyrtarëve nga Baku dhe përfaqësuesve armenë të Karabakut mbi çështjet e riintegrimit