Mbreti Charles mban fjalim historik në parlamentin francez

Mbreti Charles 3 ka mbajtur këtë të enjte një fjalim historik në foltoren e dhomës së lartë të parlamentit ne Francë, duke u bërë në këtë mënyrë monarku i parë që i drejtohet ligjvënësve francezë.

E nisi fjalimin në frëngjisht duke shprehur se sa i nderuar ndihej që ishte ftuar në atë që e quajti dhomë të shenjtë

Foli për partneritetin e krijuar midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, duke deklaruar se ata do të jenë gjithmonë aleatë dhe miq të mirë.

“Për aq kohë që unë do jem mbret, zotohem se do të bëj gjithçka që mundem për të forcuar marrëdhëniet e domosdoshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës".

Mbreti Charles 3 foli për shumë çështje të rëndësishme botërore. Lufta në Ukraine, normalisht ishte një ndër sfidat që u ndal.

"Së bashku jemi të palëkundur në vendosmërinë tonë që Ukraina do të triumfojë dhe se liria do të mbizotërojë. Një vendosmëri dhe aleancë e përbashkët aktualisht janë shumë të rëndësishme në kontekstin e luftës në Ukrainë.”

Monarku britanik u ndal edhe tek ndryshimet klimatike, duke thënë se sfida me të cilën përballet planeti ynë është e madhe dhe e rëndë e duke theksuar se sa inkurajuese ka qene të shohësh veprimet që janë ndërmarrë nga qeveritë, njerëzit dhe gjithnjë e më shumë nga sektori privat.

Fjalimi i Mbretit u prit me ovacione dhe duartrokitje të forta në dhomën e Senatit Frances