Pavia/ Bie mbi derën e pjatalarëses dhe mbi thikën me tehun lart, vdes 63-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2023, 17:04
Në San Martino Siccomario (Pavia), një pensionist 63-vjeçar, i cili jetonte i vetëm, u përplas mbi derën e hapur të lavastoviljes në kuzhinë dhe përfundoi mbi në një thikë, të vendosur në shportë me tehun nga lart.
Tehu preu arterien e tij femorale dhe burri u gjakos deri në vdekje. Aksidenti tragjik ka ndodhur më 19 shtator.
Fqinjët kërkuan ndihmë të alarmuar nga britmat që vinin nga shtëpia. Me të mbërritur, shërbimet e urgjencës e gjetën burrin në tokë, në një pellg gjaku, pranë lavastoviljes dhe thikës.
Policia ka rindërtuar dinamikën duke u nisur nga pozicioni në të cilin është gjetur trupi.
Magjistrati kujdestar nuk ka urdhëruar hetime të mëtejshme, duke ia kthyer trupin familjes dhe duke dhënë dritën jeshile për varrim.