Vritet përmes torturave DJ i njohur turk
Mehmet Koray Alpergin, i njohur si nje dj në turqi, dyshohet se u torturua për vdekje në Londër.
43-vjeçari, dhe e dashura e tij, Gozde Dalbudak, u rrëmbyen nga gjashtë burra pranë stadiumit të "Tottenham Hotspur" ndërsa po ktheheshin në shtëpi nga një restorant italian në "Mayfair".
Dyshohet se autorët kishin instaluar një pajisje gjurmuese në makinën e burrit.
Dyshja hipën në automjete të veçanta, e më pas trupi i të ndjerit u gjet i zhveshur dhe i hedhur në një pyll.
Sipas autoriteteve, nga shenjat dukej që i ishte nënshtruar torturave të tmerrshme duke përfshirë rrahje me shkop, therje në këmbë dhe vuajtje të djegieve nga derdhja e ujit të nxehtë mbi të.
Trupi i tij i pajetë u gjet nga një kalimtar që po shëtiste në zonë me qenin e tij.
Prokuroria pretendon se Koray Alpergin u rrëmbye dhe u torturua si ndëshkim për diçka që kishte bërë, ose për ta detyruar atë të dorëzonte diçka që e dinte, qoftë dhe ndonjë informacion të vlefshëm për ta.
Ai, gjithashtu, thuhet se ishte në borxhe, duke përfshirë rreth 40,000 dollarë.