Ndryshimet në grupet parlamentare, Dashamir Shehi në krye të "Aleancës për Ndryshim"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Shtator 2023, 10:40
Aleanca për Ndryshim ndryshon kryetarin e grupit. Mësohet se kryetar do të jetë Dashamir Shehit.
Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj në nisje të seancës plenare tha se grupi Aleanca për Ndryshim, ku bëjnë pjesë deputetët e partive të vogla, aleate të PD-së, ka kërkuar që të ndryshoje kryesinë.
“Kasëm Mahmutaj ka njoftuar largimin nga grupi parlamentar për Drejtësi dhe Integrim. Grupi Aleanca për Ndryshim ka ndryshuar kryesinë e tij. Dashamir Shehi, do të jetë kryetar i kreut të grupit.”- tha Felaj.
